Kryetari i KKSH-së, Faik Nika intervistë për EuroNews Albania (Video)

Në rajon dhe Evropë po diskutohen se si t’i jepet frymëmarrje turizmit, përmes hapjes së plazheve. Faik Nika, kryetar i Këshillit të shqiptarëve në Malin e Zi, thotë se, ende nuk është përcaktuar një datë për nisjen e sezonit veror.

Duke folur për Euronews Albania, z. Nika tha se, më 18 maj do të ketë disa masa lehtësuese ndërsa deri më 1 qershor nuk mund të flitet për turizëm pasi të gjitha kufijtë ajror do të jenë të mbyllur.

“Deri më 1 qershor do të jenë të bllokuara fluturimet. Mund ketë lehtësira por nuk mund të flasim për turizëm. Ka një plan për lirimin e masave, mirëpo nuk ka një vendim për hapjen totale të vendit pasi kjo nuk varet vetëm nga Mali i Zi por do të jetë një vendim i të gjitha vendeve në rajon”, deklaroi z. Nika.

Shperndaje