Mijushkoviq: Kushtet në Deçiq janë shumë më të mira sesa në shumicën e skuadrave nga Liga e parë

Shfaqja e virusit korona i befasoi të gjithë. Të gjitha sferat e jetës janë të rrezikuara, gjithashtu edhe futbolli … Nuk ka stërvitje dhe as ndeshje dhe të gjithë po përballën me këtë situat si pas mundesive. Po punet individualisht në ambijent shtëpiak, por pyetja është se sa mund të arrihet kështu, tha Ivan Mijushkoviq, një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Deçiqit.

Në momentin kur futbolli u ndal, Deçiqi ishte bindshëm i pari në tabelë dhe ekzistojnë dy mundësi vazhdimi ose ndërperja e kampionatit.

Dëshira e Mijushkoviq është që kampionati të vazhdojë dhe skuadra kampione të vëndoset në fushë. Çdo zgjidhje tjetër do të ishte nën dyshime. Sigurisht, në atë rast Deçiqi do të duhej të shpallej kampion. Sipas asaj që kemi treguar deri më tani kjo do të ishte zgjidhja më e drejtë.

Mendoj se Deçiqi është një klub shumë i organizuar tani. Kemi një kuadër të mirë të lojtarëve dhe me dy ose tre përforcime do të kishim çka të tregonim edhe në Ligën e parë. Udhëheqja aktuale e Deçiqit është e përbërë nga njerëz të vërtetë të futbollit të udhëhequr nga Presidenti Pal Dreshaj dhe drejtori sportiv Mark Camaj – tha Mijushkoviq.

Kushtet në Deçiq janë shumë më të mira sesa në shumicën e skuadrave nga Liga e parë dhe Deçiqi është një nga të paktat skuadra në Ligën e dytë që në këtë situat i ka shlyet të gjitha detyrimet ndaj futbollistëve, tha Mijushkoviq.

Në kohën kur shumë klube po ulin pagat dhe rishikojnë kontratat, ne nuk kemi asnjë problem me këtë. Gjithçka na është paguar me kohë, dhe kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen. Të gjitha lavdërimet për njerëzit që drejtojnë klubin – tha për DAN Ivan Mijushkoviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!