Restaurime në SHF ”Mahmut Lekiq” në Tuz dhe Sukruq (Video)

Të nderuar anëtarë të kolektivit të shkollës, të dashur nxënës dhe prindër,
Siç mund ta keni shikuar dhe lexuar në media, administrata e shkollës shfrytëzoi situatën aktuale në lidhje me virusin korona dhe iu përkushtua rinovimit intensiv të ambienteve brenda shkollës, si dhe restaurimit të inventarit të shkollës. Ministria e Arsimit, si dhe një numër donatorësh nga territori i komunës sonë, ndanë fonde të konsiderueshme.

Të gjithë qytetarët që kanë dëshirë të japin kontribut janë të mirëseardhun!
Shkolla jonë do të duket edhe më e bukur dhe më e freskët. Me këtë rast apeloj tek të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit tanë që të ruajnë shkollën tonë dhe të mos lejojmë që gjithçka që është restauruar dhe zbukuruar të dështojë me shpejtësi për shkak të pakujdesisë ose neglizhencës sonë. Udhëheqësia e shkollës do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen për të zbukuruar pamjen e shkollës, në mënyrë që qëndrimi i të gjithëve në të, të jetë më i bukur dhe i rehatshëm.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!