SHBA, 300 mijë dollarë ndihmë për sistemin shëndetësore të Malit të Zi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ti dërgojnë Malit të Zi 300 mijë dollarë si ndihmë për sistemin shëndetësore dhe 15 mijë dollarë në pajise medicinale për luftën kundër korona virusit.

Kjo, mes tjerash, theksohet në letrën falënderuese të Sekretarit amerikan të shtetit, Majk Pompeo, të cilën në emër të presidentit Trump ia ka dërguar presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, lidhur me telegramin e ngushëllimit për shkak të viktimave të shkaktuara nga pandemia.

Mali i Zi nuk është vetëm mik i SHBA, por edhe partner i rëndësishëm i cili i respekton detyrimet e veta, ka theksuar Pompeo. Ai ka theksuar se si sekretar i parë i SHBA i cili e ka vizituar Malin e Zi, përjeton lidhje të fortë me Malin e Zi, është kumtuar nga kabineti i presidentit Gjukanoviq. “Shpresoj se ju dhe populli i Malit të Zi do ti pranojnë lutjet dhe ndihmën tonë në këto kohë të vështira”, ka theksuar Pompeo drejtuar presidentit Gjukanoviq. 

Shperndaje