Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bëjë rajonin më të sigurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot po vazhdon takimet në Bruksel, me çrast u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Kurti tha se në këtë takim theksoi rëndësinë e prezencës së NATO-s në Kosovë si dhe shtoi se anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancë do ta bënte rajonin dhe Evropën “më të sigurt”. “NATO është aleanca më e mirë e sigurisë që bota ka parë tha Kurti. Në takim me sekretarin Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqen dhe për të ofruar siguri, dhe se anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta bënte rajonin dhe Evropën më të sigurt”, tha Kurti përmes një postimi në Twitter. Gjatë ditës, në Bashkimin Evropian, Kurti do t do të takohet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi si dhe me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!