Nimanbegu uron Ramën: Jemi këtu të vazhdojmë bashkëpunimin me ju nga pozita e një populli autokton

Deputet i Listës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu i ka dërguar letër urimi Edi Ramës me rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare të mbajtuar më 25 prill.

“Ne Shqiptarët nga Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia, nga Kraja , Ana e Malit dhe Rozhaja jemi dëshmitar se sa shumë është zhvilluar shteti jonë amë nga 1992 deri tani. Por sigurisht që edhe si vetë populli juaj dëshirojmë më tepër dhe më shpejtë, më drejtë dhe më begati për Shqipërinë dhe popullin e saj, thekson NImanbegu në letër.

Ne gëzohemi fort vizionit proevropian dhe zhvillimit të dukshëm, të Shkodrës, Durrësit, Tiranës dhe Vlorës, gëzohemi zhvillimit të çdo cepi të Shqipërisë.

Prandaj, Ju uroj nga zemra fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare me 25. Prill 2021. Ky rezultat ju jep fuqinë për të vazhduar me qeverisje në Shqipëri. Këtë fuqi, ju lutem ta përdorni me mençuri dhe zemërgjerësi për gjithë popullin tuaj.Ju dëshirojë suksese dhe rezultate të mira gjithmonë duke u mbështetur në popullin tonë të mrekullueshëm, në punën e çdo njeri dhe familje punëtore, te puna e çdo biznesi, intelektuali dhe punëtori në Shqipëri.

Çdoherë duke synuar vlerat më të larta të demokracisë.Kurse, Në jemi këtu të vazhdojmë bashkëpunimin me ju nga pozita e një populli autokton në trojet e veta që do të jetë urë lidhëse edhe në këto kohë kur sfidat janë më të mëdha në dekadën e fundit.

I nderuar Edi,Ju lutem këtë mesazh urimi ndani dhe me kolegët e mi të dashur të Kuvendit të Shqipërisë.

Me respekt të veçantë,

Genci Nimanbegu

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!