Pritet inicimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Socialistët janë të vendosur për të iniciuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se të hënën pikërisht për hapat që do të ndërmerren pritet të mblidhet grupi aktual parlamentar socialist nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama. Në këtë mbledhjen pritet të diskutohen mundësitë reale për shkarkimin e presidentit. Ndërkohë socialistët për ta bërë këtë kanë një problem ligjor. Ligji për komisionet hetimore dhe ato të posaçme e ndalon krijimin e tyre 4 muaj përpara përfundimit të mandatit aktual të parlamentit. Në të tilla kushte koha për të ngritur një komision hetimor nuk është në favorin e PS. Megjithatë socialistët do të diskutojmë për rrugët alternative.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!