Kombëtarja triumfonë lehtësisht ndaj Katarit, i mundin 3-1 (Video)

Kombëtarja Shqiptare e ka mposhtur me lehtësi Katarin me rezultat (3-1) në ndeshjen e parë miqësore para Kampionatit Evropian.

Katari befasoi duke realizuar që në minutën e parë përmes Abdulkarim Hasan , mirëpo, pas një dominimi të vazhdueshëm, Shqipëria arriti të barazojë. Pas një harkimi nga këndi, Arlind Ajeti reagoi për mrekulli për të realizuar në min e (23’). Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Kombëtares kuqezi.

Pas një paraqitjeje shumë të mirë në këtë ndeshje, Ermir Lenjani u shndërrua në protagonist (40’). Anësori shqiptar reagoi për mrekulli në zonë duke e kontrolluar mirë topin, u rrotullua dhe shënoi.Në vazhdim, Kombëtarja Kuqezi shënoi edhe golin e tretë.Armando Sadiku shënoi një supergol nga 20 metra distancë për kuqezinjtë në minutën e 54-t.

Për të shikuar videon duhet të jeni të kyçur në facebook

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!