Darmanoviq: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe Kosovën

Ministri i diplomacisë malazeze Srgjan Darmanoviq në një intervistë për Agjencinë Kombëtare të Sllovakisë mohoi pretendimet se rajoni kërcënohet nga kthimi i paqëndrueshmërisë.

Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë fqinjët, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Unë mendoj se në rajonin tonë diskutohet shumë në kontekstin e fushatave politike për të tërhequr votuesit.

Shqipëria është anëtare e NATO-s, në mënyrë të qartë e sheh të ardhmen e saj në BE, edhe Kosova dhe Maqedonia kanë si objektiv kryesor anëtarësimin në BE dhe NATO. Dhe ne do të jemi një shtet anëtar i aleancës më 5 qershor”, tha Darmanoviq, raporton RTCG./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!