Deportohet nga Rusia deputeti Vukoviq

Deputeti i Partisë Demokratike Socialiste Miodrag Vukoviq, është arrestuar mbrëmë vonë në Moskë, si person i padëshiruara në Rusi. Ai është arrestuar në aeroportin Domodedovo, ndërsa sot herët në mëngjes është deportuar për në Mal të Zi.

Sipas mediave malazeze, Vukoviq në aeroport është mbajtur në kushte jonjerzore, sidomos duke pasur parasysh gjendjen e tij shëndetësore.

Destinacioni i tij nuk ka qenë Moska, por ka qenë në transit dhe udhëtonte për në Minsk në takimin parlamentar të Nismës së Evropës Qendrore.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë njoftuar se gjatë ditës për këtë rast Rusisë do ti dërgohet notë proteste./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!