Rektorët e Universitetit të MZ dhe Prishtinës biseduan mbi mundësit e bashkëpunimit

Rektorja e Universitetit të Malit të Zi, prof. Radmilla Vojvodiq priti sot në takim rektorin e Universitetit të Prishtinës prof. Dr. Marjan Dema ku biseduan mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe projektet e përbashkëta në mes dy universiteteve, raporton Malësia.ME.

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe ish-rektori i Universitetit të Prishtinës prof. Anton Berishaj, prorektori për Shkencë Faton Berisha dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore Tahir Arbneshi.

Në takim mori pjesë edhe Marash Dukaj, zv.minister në Ministrin e Arsimit të Malit të Zi.

Ata diskutuan mbi mundësinë e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimin si dhe këmbimin e studentëve dhe stafit akademik. Të dyja palët u pajtuan se ekziston hapësirë dhe mundësi e mëdha për bashkëpunim. U diskutua edhe për pjesëmarrjen e përbashkët në projekte ndërkombëtare dhe në ato të cilat financohen nga fondet e BE-së.

Përfaqësuesit e Universitetit të Prishtinës ishin veçanërisht të interesuar për bashkëpunim në fushën e magjistraturës dhe studimet e doktoraturës, si dhe pjesëmarrjen e nxënësve nga Mali i Zi në universitet veror në Prishtinë, i cili bashkon studentë nga pjesë të ndryshme të botës./Malësia.ME/

Anton-GjokajAutor: Anton Gjokaj

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!