Kosova i jep leksion Shqipërisë, e mposhtë 3-0

Shqipëria është mposhtur me rezultatin 3-0 në miqësoren që luajti kundër Kosovës, në Zyrih të Zvicrës.

 Dy gola të Zenelit dhe një i Zhegrovës vulosën një ndeshje ku Shqipëria nuk ekzistoi në fushën e blertë.

Eksperimentet e Panuccit nuk funksionuan aspak dhe kjo u duk kur trajneri nxitoi të bënte dy zëvendësime pa përfunduar pjesa e parë.

Vetëm dy goditje në portë për përfaqësuesen shqiptare, në një nga ndeshjet më të dobëta në historinë e saj./Top Channel/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!