Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka shkarkuar nga detyra z.Ernal Filo, ambasador në Republikën e Malit të Zi.
D E K R E T
PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,
D e k r e t o j:
Neni 1
Zoti Ernal Filo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Malit të Zi, rezident.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Portali Malësia.ME do të provojë të fitojë informacione të tjera për arsyen e shkarkimit nga detyra të ambasadorit Filo./Malësia.ME/
4 Comments