Gjeloshaj dhe Nimanbegu dorëzuan iniciativën që Malësia/Tuz të fitojë statusin e Komunës

Deputeti i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj me mbështetjen dhe nënshkrimin e deputetit të Forcës, Genci Nimanbegu, dorëzoi në procedurë kuvendore ndryshimet e ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi,  me të cilën  definohet që Malësia/Tuz  të jetë komuna e re e 24-të në Mal të Zi.

Siç shpjegon Gjeloshaj, arsyet për dorëzimin e kësaj iniciative janë respektimi i Kushtetutës së Malit të Zi dhe e drejta për vetëqeverisje lokale.”Një arsye tjetër është fakti se të gjitha projektet që janë miratuar në Parlamen në lidhje me statusin e Malësisë, kanë treguar se nuk janë zgjidhje serioze”.

Gjeloshaj rikujtoj se vitin e kaluar, Parlamenti miratoi ndryshimet në disa ligje me të cilat Malësia mori statusin e komunës në kuadër të kryeqytetit.

Që edhe ky vendim i Parlamentit ishte një tjetër mashtrim,të cilën deputetët shqiptarë nuk e mbështetën në Kuvend, tregon edhe fakti që asnjë nga institucionet për implementimin e këtyre ligjeve nuk i kanë respektuar ato.

Më tejë shton se kryeqyteti deri me 15 prill duhej të ndryshonte statutin në mënyrë që kompetencar aktuale ti transferonte Malësisë, por ky afat është shkelur.”Deri më 15 korrik edhe Komuna Urbane duhej të miratonte ndryshimet në statut, por pa ndryshimin e statutit të Kryeqytetit, nuk është e mundur, dhe kjo është një kolaps total i sistemit dhe mosrespektim i ligjeve të miratuara “, shprehet Gjeloshaj.

Ai vë në dukje se situata edhe më e çuditshme është me presidentin e shtetit, Filip Vujanoviq,i cili, siç thotë Gjeloshaj, refuzon të respektojë ligjet e miratuara nga Parlamenti të cilat edhe ai vetë i ka nënshkruar dhe i ka shpallur por nuk i ka shpallur zgjedhjet për komunat në kuadër të kryeqytetit.

Gjeloshaj pret që Kuvendi të miratoi propozimin që ka dorëzuar, dhe më në fund pas 27 vjetësh ti vëhet pika kësaj çështje./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!