Knezheviq nënshkruan deklaratë për bashkëpunim me partinë e Putinit (Foto)

Partia ruse në pushtet “Rusia Unike” ka njoftuar se ka nënshkruar një deklaratë për bashkëpunim me përfaqësues të partive politike nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, BeH dhe Bullgaria, me të cilën nënshkruesit zotohen për formim të territorit ushtarak neutral në Ballkan.

Nga Mali i Zi,nënshkrues ishte Kryetari Partisë Demokratike Popullore , Millan Knezheviq.

Nënshkruesit e deklaratës theksojnë se në suaza të tensioneve të zvogëluara ndërkombëtare rëndësi të posaçme për EJL-në paraqet zhvillimi i iniciativës–“disa politikanë ballkanik për formim të territorit të shteteve sovrane dhe neutrale, në të cilat do të ishin Maqedonia, Serbia, Mali i Zi, BeH”, theksohet në sajtin e partisë “Rusia Unike”.
“Ky projekt ka për qëllim të bëhet doktrinë strategjike rajonale dhe në të ardhmen të inkorporohet në shqyrtim të përgjithshëm evropian për arkitekturën e re kontinentale të sigurisë”,– thekson partia.
Nënshkruesit e deklaratës shprehin nevojë nga kërkesa për “zgjidhje të përbashkëta jashtë blloqeve”.
Në deklaratë theksohet interesi për bashkëpunim zhvillimor të shteteve ballkanike me vendet nga Lidhja Ekonomike Euroaziatike, si dhe përhapja e bashkëpunimit tregtar-ekonomik, financiar, energjetik dhe sfera të tjera.
Deklaratën nga ana ruse e nënshkroi Sergej Zheleznjak, përfaqësues i lartë i RU-së, në margjina të Kongresit të 15-të të partisë në Moskë.

Deklaracija Jedinstvene Rusije Milan Knezheviq nënshkruan deklaratë për bashkëpunim me partinë e Putinit

Shperndaje
1 Comment
error: Të drejtat e rezervuara !!