Mali i Zi i dërgon notë proteste Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Malit të Zi gjatë ditës së sotme i ka dërguar notë proteste Kosovës për vendosjen e flamurit të Shqipërisë dhe tabelën me stemën e Republikës së Kosovës  nga deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në territorin e Malit të Zi, thuhet nga kjo ministri.

Në notën e protestës Podgorica i “tërheqë vërejtjen Prishtinës” që në të ardhmen të ndalojë aktivitete të tilla dhe të marri masa për identifikimin e autorëve sepse me to po sfidojnë, siç thuhet, marrëveshjen e arritur për përkufizimin e vijës kufitare, të nënshkruar në Vjenë më 2015.

Me këtë rast, megjithatë, ne duam të theksojmë se me këtë akt po përpiqen të dëmtojnë marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis Malit të Zi dhe Kosovës.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të reagoj në lidhje me këtë çështje, dhe jo të struket e të shajë opozitën.

“ Mali i Zi ia merr Kosovës mbi 8 mijë hektarë të territorit. Qeveria jonë e lodhët ia pranon pa hezitim. Mali i Zi është futur brenda territorit të Kosovës për të hequr tabelën e Republikës së Kosovës. Qeveria jonë e lodhët s’e thotë asnjë fjalë. Mali i Zi dërgon notë proteste tek Qeveria, ngase disa deputetë të Republikës e vendosën tabelën aty ku duhet të jetë. Qeveria jonë e lodhët struket dhe e shanë opozitën.”, ka shkruar Krasniqi ndër të tjerash në Facebook./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!