Rama në Turqi: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik (Video)

Ndërsa Turqia nuk e ka kaluar ende shokun e sulmeve terroriste, kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij zyrtar ne kete vend.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në një takim në rezidencën presidenciale në Ankara Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ne qendër te këtij takimi kane qene sulmet kamikaze si dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit. Kryeministri ka shprehur keqardhjen për viktimat si dhe ka përcjellë ngushëllimet e tij, për këtë ngjarje te rende. Ne ditën e pare te vizitës, ne kryeqytetin turk, Ankara, kryeministri Rama ka zhvilluar homazhe dhe vendosi një kurore me lule ne mauzoleumin e Mustafa Qemal Ataturk, themeluesit te Turqisë moderne.

Sulmet në Aeroportin e Stambollit diktuan edhe në konferencën e përbashkët për shtyp në Ankara mes Kryeministri Edi Rama dhe kryeministrit turk, Yildirim.

Pasi shprehën ngushëllimet për familjarët e viktimave, dy kryeministrat u ndalën tek bashkëpunimi dypalësh, ku Rama kërkoi thellimin e tyre.

Nga ana e tij, kryeministri turk falenderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe tha se asnjë akt terrorist nuk ndan dy vendet, ndërsa foli edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.“Kemi diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Kemi diskutuar edhe për projekte konkrete”, u shpreh kryeministri turk, Yildirim.

Kryeministri Rama kishte mbërritur ne Turqi nje dite me pare. Avioni i tij zbriti ne Stamboll, vetëm 5 minuta pas shpërthimeve tragjike ne aeroport.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!