Abazoviq është pritur në mënyrë solemne në Beograd

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka kryer vizitën e tij të parë në Beograd si Kryeministër i Malit të Zi.

Ai është pritur nga homologia e tij, Ana Bernabiq dhe më pas ka takuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq me të cilin njofton se ka arritur edhe një marrëveshje.

Sipas Abazoviq nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalesa për deputetët e Kuvendit të Malit të Zi nëpër kufijtë e Serbisë.

“Nga 1 korriku nuk do të ketë më ndalime për deputetë të Kuvendit të Malit të Zi gjatë hyrjes në Republikën e Serbisë. Faleminderit Aleksander Vuçiq për qasjen miqësore. Po hapim horizonte të reja për bashkëpunim në të ardhmen”, shkruan Abazoviq Twitter.

Abauoviq nga sot ndodhet në vizitë zyrtare dyditore në Serbi, gjatë së cilës do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq

Shperndaje