Presidenti grek Prokopis Pavlopulos, në një fjalim në Kongresin e Këshillit Botëror të Epiriotëve të Diasporës, mbajtur në Prevezë, i ka çuar një mesazh edhe Shqipërisë.
Ai ka kërkuar që Shqipëria të respektojë të drejtat e minoritetit etnik grek, si një kusht i qartë për anëtarësimin në BE.
“Nuk duhet të harrojmë edhe minoritetin etnik grek, çdo të drejtë e të cilit duhet të respektohet plotësisht në Shqipërinë fqinje, ashtu siç u takon qytetarëve që jetojnë në një shtet të së drejtës. Sepse vetëm vendet që janë me të vërtetë shtete të së drejtës plotësojnë minimumin dhe tashmë kushtin e qartë për integrimin në familjen e madhe të popujve evropianë”, ka deklaruar Pavlopulos, raporton Tch.