Gjeloshaj: Komuna ka themeluar Koperativën Bujqësore

Të nderuar qytetarë,

Siç e dini edhe Ju, një nga pikat kryesore të Programit për zhvillimin e Malësisë, që Forumi Shqiptar ka prezentua, ka qenë mbështetja e bujqësisë!

Andaj, para disa ditëve themeluam Koperativën Bujqësore të Malësisë, një kërkesë dhe nevojë e kahmotshme e prodhuesve bujqësore në këtë trevë. Qëllimi kryesor është i fokusuar në plasimin e prodhimtarisë nga treva jonë në tregjet e jashtme.
Momentalisht komuna është në negociata e sipër me disa sipërmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, përkatësisht nga Sarajeva, të cilët janë të interesuar që të grumbullojnë prodhimet bujqësore të fermerëve nga Malësia.

Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i Komunës së Tuzit do të përpiqet maksimalisht që të ndihmojë në gjallërimin dhe avancimin e sektorit të bujqësisë në trevën e Malësisë, një veprimtari që është parësore për qindra familje në këtë trevë.

Mendojmë se themelimi i Kooperativës bujqësore në Malësi do të ndihmojë dukshëm edhe në realizimin e planeve të tjera, si për investimet kapitale në bujqësi në trevën e Malësisë, jetësimi i të cilave ka qenë i pamundur në mungesë të një kooperative bujqësore.

#komunatuz

NGJ

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!