Gazeta “Vijesti”, duke u thirrur në burimet e saj të shërbimeve të sigurisë, ka raportuar dje se Mali i Zi ka vendosur pjesëtarë të njësitit antiterroriste në kufi me Kosovën.
Si arsye përmendet friga nga konfliktet e mundshme për shkak të kundërshtimeve të opozites ne Kosovë ndaj marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Po ashtu, “Vijesti” njofton se në zonën kufitare pjesëtarët e njësitit antiterroriste kanë patrolluar me armë të gjata, ndërsa bëhet e ditur se atje kanë sjellë edhe mitralozë.