Funsioneri i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj e ka cilësuar si lajm shumë të gëzueshëm emërimin e Pandeli Majko në krye të ministrisë për shqiptarët jashtë kufijve.
Gjeloshaj thotë se në kabinetin e ri të Edi Ramës vërehen shumë ndryshime në emra, si dhe në digastere…
Për ne, shqiptarëve që jetojmë jasht kufijëve administrativ, lajm shumë i gëzueshëm është emërimi i Z. Pandeli Majko në krye të një ministrie të re, që për ne do të jetë më e rëndësishmja.
Duke njohur Z.Majko, pres nga ai angazhim maksimal për senzibilizilin e çështjes politike shqiptare në të gjitha trevat etnike, sikur shtetit amë i takon.
Me emërimin e Z.Majko si dhe Z.Bushati, kryeministri Rama tek ne shqiptarëve që kufizohemi me shqiptarë, ka zgjuar shpresa të reja, që kanë të bëjnë me krijimin e një Shqipërie që e DUAN të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën!
Suksese dhe punë të mbarë “Rama 2”, shkruan Gjeloshaj në faqen e tij në facebook.
Nga 11 ministritë e qeverisë së re, Kryeministri Rama ka vendosur që ta ketë një ministër shteti edhe për shqiptarët jashtë kufijve.Ministria e Shtetit për shqiptarët jashtë kufijve do të përkujdeset për pozitën e tyre në shtetet fqinje si dhe rritjen e bashkëpunimit në raport me Qeverinë shqiptare. Përkujdesja do të jetë në raport me Kosovën, shqiptarët në Maqedoni, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, treva të tjera dhe diasporën./Malësia.ME/