Aksioni “Për Labin” për momentin stopohet, sigurohet shuma e nevojshme

Miq te nderuar,

Ju njoftoj se të hollat e nevojshme për shërimin e Labinotit tashmë janë grumbulluar. Në emër të familjes Maroshi dhe shoqërisë së Labinotit i i falenderojmë të gjithë donatorët dhe dashamirët nga Malësia, Kosova dhe diaspora (përmes platformës GOFUNDME) ku për më pak se 48 orë u grumbullua vlera e 50.000 Euro.

Labinoti do të udhëtojë për Turqi të hënën me 02.09.2019 për trajtim të parakohshëm, për shkak të gjëndjes së vështirë shëndetësore.
Për kërë arsye shumës fillestare prej 35,000€ i është shtuar edhe fatura prej 10,000€ që i nevojitet për qëndrim në spital deri ne datëm e caktuar për operim. Operimi është i paraparë me 12.09.2019.

Aksioni “Për Labin” per momentin do stopohet, por tani Labi dhe familja e tij kanë nevoje për lutjet dhe mbështetjeb tonë në luftë me këtë smundje të pamëshirshme.

Ju faleminderit!

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!