Kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Millo Gjukanoviq, ka reaguar pas deklaratave të Srgjan Miliqsipas të cilit ky koalicion do të marrë mbi 20% të votave, kurse PDS ndodhet në minimumin historik prej 37% të përkrahjes.
Gjukanoviq në tubimin zgjedhor në Plevlja, tha se Partia Demokratike e Socialistëve ka përkrahje në mes 40 dhe 44 % të votuesve, dhe nëse “Çelësi” merr më shumë se 15%, ai zotohet të mbajë mbi shpinë secilin votues të tyre.