ASH mban mbledhjen e kryesisë në Ulqin, Dukaj drejtor politik

Të nderuar qytetarë,

Sot në Ulqin mbajtëm mbledhjen konstituive të Alternativës Shqiptare, mbas Kuvendit të tretë zgjedhor.

Në mbledhje ishin prezent të gjithë anëtarët e kryesisë, të cilët siellën këto vendime:

1. Emëruam drejtorin politik Z.Marash Dukaj;

2. Aprovuam Rregullorën e punës së kryesis së
ASH-së;

3. Vendimin për hapjen e zyrës së ASH-së në
Ostros/Tivar;

Të gjitha Vendimet u sollën unanimisht dhe me kosensus të plotë.

Vlen të përmendet fakti që me hapjen e zyrës në Komunën e Tivarit, ASH është subjekti i vetëm shqiptarë në Mal të Zi që shtrihet në pesë komunat ku shqiptarët jetojnë.

Ne do të vazhdojmë rrugën tonë në unifikimin, faktorizimin dhe integrimin e merituar të shqiptarëve në trevat e veta etnike në Mal të Zi.

Sinqerisht,
Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Fotografia e Alternativa Shqiptare

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!