Sonte fillon llogaritja dimërore e kohës, akrepat kthehen 1 orë mbrapa

Në natën mes së shtunës dhe të dielës së 29 dhe 30 tetorit do të filloj llogaritja dimërore e kohës, ku akrepat e orës do të zhvendosen për plotë 60 minuta mbrapa, ashtu siç bëhet çdo të diel të fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Kështu, në orën 3:00 të natës akrepat e orës duhet të kthehen në orën 2:00, duke bërë që gjumi të shtohet për një orë më shumë.

Akrepat nuk zhvendosen në të njëjtën kohë kudo në botë. Kështu, SHBA-ja dhe Kanadaja në vitin 2007 e vendosën që llogaritja dimërore e kohës të fillojë në javën e parë të nëntorit dhe të përfundojë në javën e dytë të marsit.Rusia tërësisht e ka hequr përllogaritjen dimërore të kohës në vitin 2011, ndërsa Islanda është vendi i vetëm evropian i cili nuk vendosi llogaritje dimërore dhe verore të kohës.

Megjithatë, disa astronomë janë kundër zhvendosjes së akrepave dhe “zgjatjes” artificiale të ditës, pasi që vlerësojnë se natyra nuk duhet “munduar” madje edhe nëse arsyetohet me llogaritje ekonomike.

Shperndaje