Maqedoni: Ahmeti shpalli fitoren në shumicën e komunave shqiptare

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, ku gjithsej 833.710 qytetarë nga ora 07:00 e mëngjesit kishin mundësinë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarët e rinj në 35 komuna të vendit.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shpallur fitoren në disa komuna shqiptare në Maqedoni.

“Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ahmeti në konferencpër media.

Kandidati për kryetar të Gostivarit, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Seles e shpalli fitoren në këtë komunë ndaj Nevzat Bejtës të BDI-së.  Informoj se kemi fituar edhe në Vrapçishtë, Alban Xhemaili në Bogovinë dhe Blerim Sejdiu në komunën e Zhelinës. Në të gjitha komunat ku kemi pësuar humbje, humbja është minimale, 200, 300 deri në 500 vota”,tah ai.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!