Gjeloshaj: Kam investuar shumë mund dhe punë për hapjen e fabrikës në Tuz

Pasi që ministri i Bujqësisë, Aleksandar Stijoviq, njofoti për hapjen e fabrikes së çipsit dhe smokit në Tuz, kryetari i Komunës, Nik Gjeljoshaj, tha se ka bërë përpjekje të mëdha që fabrika të hapet në Tuz.

Siç theksoi, më herët kishte biseduar me pronarin e kompanisë “Pestova” Sh.P.K – çips VIPA, për ta bindur që të hapë një fabrikë të tillë në Tuz.

“Pas marrjes së funksionit të kryetarit, takimin e parë jashtë Tuzit e kam pasur në Prishtinë me Fevzi Kosumi, pronarin e fabrikës së çipsit “Pestova”, Sh.PK – VIPA për ta bindur që ta hapë një fabrik të tillë në Tuz.

Kosumi në korrik, gjatë vizites në komunën e Tuzit, e konfirmoi se do të hapi fabrikën në Komunën e Tuzit, tha Gjeloshaj. Kam investuar shumë mund dhe punë për hapjen e fabrikës në Tuz dhe tani do të shohim se kush do të jetë investitor dhe kush do ta hapë në muajt në vijim, sepse janë shfaqur edhe investitorë tjerë të interesuar”, ka shtuar ai./Malësia.ME/

Shperndaje