Parlamenti i Mali të zi po diskuton një sërë ligjësh dhe në qoftë se këto ligje aprovohen Tuzi dhe Gollubovci do fitojnë autonomi më të madhe në kuadër të kryeqytetit.
Banorët e Tuzit, kryesisht me kombësi shqiptare, me vite kërkojnë komunë të pavarur.- njofton Al Jazeera.
Tuzi është qëndra e Malësisë në kufi midis Malit të zi dhe Shqipërisë, me afër 40 vendbanimeve dhe 12.000 banorë prej të cilëve 90% janë shqiptarë etnik.
Tuzi në vitin 2006 mori statusin e Komunes Urbane brenda Podgoricës, megjithatë banorët me vite kërkojnë Komunë të plotë.
“Ne kemi gjithë këtë pasuri, dhe ende nuk kemi komunën është e trishtueshme, kjo është diskriminim, diskriminim i madh për popullin shqiptar këtu,” thotë Mark.
Bashkëqytetari i tij Ilijazi thotë, “Pavarësia do të thotë shumë për qytetarët, sepse do kenë një jetë më të mirë, mendon për vetveten…/Malësia.ME/