Abazoviq për mediat në Kosovë: Shqiptarët në Mal të Zi të diskriminuar dhe po braktisin vendin!

Deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqi në një prononcim dhënë gazetës ‘Zeri‘, ka thënë se shqiptarët e Malit të Zi nuk shohin progres në këtë vend. Ai thotë se të rinjët shqiptarë po braktisin vendin për një jetë më të mirë në vendet e tjera të botës.

Abazoviq tutje thotë se vetëm në 15 vitet e fundit  numri i shqiprave ka rënë prej 7% në 4,9% pra kumulativisht 27%.

” Gjendja në përgjithësi në Malin e Zi është për tu dëshiruar, e sidomos ajo e shqiptarve kur kemi parasysh faktet, të cilat për fat të keq nuk  janë në favorin tonë. Emigirimi është dukuri aktuale, vetëm në 15 vitet e fundit numri i shqiprave ka rënë prej 7% në 4,9% pra kumulativisht 27%. Shqiptaret nuk shohin progress dhe të ardhme në vendin e tyre dhe për këtë emigrojnë jashtë, ose të rinjtë mbesin në vendet ku ato i kryejn studimet e tyre, e gjithë kjo për shkak të politikave të gabuara të partive në pushtet, që edhe e kanë pruar gjendjen deri në këtë nivel”, ka thënë Abazoviq, shkruan zeri.info.

Abazoviq ndër të tjera thotë se cështja e arsimit të të rinjve shqiptarë nuk është e kënaqshme në Mal të Zi. Ai thotë se arsimi i lartë për shqiptarët në Mal të Zi nuk ekziston fare. Sipas tij kyqja e shqiptarëve në administraten shtetërore është shumë e vogël.

” Eksistojnë disa probleme që e vështirsojnë gjendjen e shqiptarve në Mal të Zi. Mbi të gjitha arsimimi i lartë në gjuhen shqipe nuk egziston fare veçse ai i Fakultetit edukativ, nuk është përfunduar ende kthimi i pronave ku jetojnë shqiptarët, mungon zhvillimi i pjesëve turistike dhe rurale  ku jetojnë shqiptarët, kyçja e shqiptarëve ne administratën shtetrore është shumë e vogel veçsëse 1.5% , mundësia që komuna e Malësise-Tuzit të jetë më vehte ende nuk është përfunduar etj”, pohon Abazoviqi.

Ndërkaq sa i përketë fuqisë politike të shqiptarëve të Malit të Zi, Abazoviqi thotë se shqiptarët  përmes partive nacionale kanë pasur dhe kanë mundësi të shprehin fuqin por një gjë të till nuk e kanë bër kurrë.

Po ashtu Abazoviq deklaron se partitë nacionale tani e kanë pasur shansin e tyre historik të zgjidhin çdo problem të shqiptarve në Mal të Zi

” Shqiptaret  përmes partive nacionale kanë pasur dhe kanë mundësi të shprehin fuqin por një gjë të till nuk e kanë bër kurrë. Partitë nacionale të përfaqsuara me pesë deputet para ca viteve kanë arritur në një të vetem, ky fakt tregon  shumë për mbështetjen edhe punën e tyre. Të njëjtat nuk kanë bër asgjë në lidhje në problemet e lartcekura edhe pse kanë pasur mundesi per një veprim të till, sepse pothajse gjatë gjithë kohës janë pjesë e pushtetit qendror. Partitë nacionale tani e kanë pasur shansin e tyre historik të zgjidhin çdo problem të shqiptarve në Mal të Zi. Opozita i u ka ofruar shumë vende ministrore madje edhe vet Kryeministrin, por një gjë të till nuk e kanë pranuar dhe janë bashkuar partnerit të vjetër Gjukanoviqit, i cili nuk i ka zgjidh, përkundrazi i ka thelluar problemet e shqiptarëve, dhe i njëjti i ka ofrura veçse një vend ministror, dhe atë Ministrinë me jo shumë rëndësi Ministrinë e pakicave. Kjo është fuqia reale e shqiptarve”, ka thënë Dritan Abazoviq.

ZERI

Shperndaje