Cungu: Ndërkombëtarët do të mbikëqyrin implementimin e marrëveshjes – Kosova dhe Shqipëria na rekomanduan që…

Me marrëveshjet që i kemi pasur me PDS-në më herët nuk kemi qënë të kënaqur pasi që ato nuk janë realizuar në ato përmasa që kanë qënë të parapara, ato janë realizuar në përqindje shum të vogël, kurse me marrëveshjen e tanishme ato janë të afatizuara, ka deklaruar përfaqësuesi i koalicionit ”Shqiptarët të Vëndosur” Nazif Cungu.

Ai u shprehë i kënaqur me marrëveshjen e arritur me PDS-në, por tha që ajo duhet të vërtetohet në praktikë dhe sikur pikat të realizohën sipas dinamikës që kemi paraparë ne, dhe shpresoj se do ecim drejt realizimit të tyre, atëherë besoj se i gjithë populli shqiptarë do të jetë më i kënaqur se deri tani, dhe kjo do të ndikojë posaçërisht në arsim, kulturë dhe në emigrimin e popullit tonë.

Në 4-vjeçarin e kaluar edhe pse kemi pasur dy deputet në Parlamentin e MZ ne nuk kemi pusur asnjë përfaqësues në Qeverinë e MZ, kurse tani kemi Ministrin të cilin e kishim edhe më parë, kurse nënkryetarin e Parlamentit nuk e kemi pasur asnjë herë dhe ky është avancim krahasuar me periudhën e kaluar, tha Cungu.

Ai tha se si shqiptarë na takon më tepër por duhet që edhe subjektet shqiptare të organizohen më mirë dhe duhet të kenë përkrahjen më të madhe prej populit se deri tani.

Ky koalicion dhe me platformat që kemi pregaditur shpresoj se do të arrijmë të tërheqim edhe subjektet tjera politike që të na bashkangjiten sepse kjo është një platformë gjithpërfshise për të gjithë shqiptarët në MZ dhe në momentin që ne do jemi të gjithë sëbashku besoj se edhe pozicioni jonë do jetë më i fortë pasi që mund të sigurojmë edhe mandate më shumë se sa kemi tani.

Sa i përket rrolit ndërkobëtar në gjithë këtë proces Cungu tha se kanë pasur kontakte të vazhdueshme pasi që ekzistonte edhe interesim i përgjithshem nga faktorët ndërkombëtar për formimin e qeverisë sa më shpejt. Ai tha se në takime që kishin kanë kuptuar që nuk është e nevojshme që të kërkojnë pjesmarrjen e tyre në nëshkrimin e marrëveshjes. Ata pas nënshkrimit të marrëveshjes do jenë të njoftuar me dokumentet e nënshkruara dhe do të përcjellin implementimin e dokumentëve se sa do të realizohën.

Cungu tha se ata kanë pasur konsultime edhe me faktorin shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri të cilët u kanë rekomanduar që të ecin në këtë drejtim./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!