Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq tha se prioritetet e politikës së jashtme të Qeverisë së tij janë anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian, shkruan rtcg.
Markoviq po ashtu tha se detyra më e rëndësishme e Qeverisë së re është përmirësimi i standardit të jetesës të të gjithë qytetarëve. Duke komentuar bojkotin e opozitës, Markoviq theksoi se bojkoti dhe mospranimi i rezultateve të zgjedhjeve nuk ka arsyetim kushtetues.