28 nëntori u shënua edhe të shqiptarët e Malësisë së Rozhajës

Në nëntor të vitit 1443 Gjergj Kastrioti mbërriti në qytetin e Krujës, bashkë me shqiptarë të tjerë, dhe ngriti flamurin e kuq, me shqiponjë dy krenare të zezë në mes, mbi kështellën e Kastriotëve,… Ishin këto, disa nga fjalët e thëna me rastin e kësaj feste të madhe,…

Këtë ditë të shenjtë të kombit tonë, dikur në një të kaluar jo fortë të largët këto troje dhe shqiptarët e kësaj ane nuk guxonin të shënonin! Por shenohej me “29 nëntor”, dhe kështu shqiptarët i këndonin dhe recitonin flamurit kuq e zi…. Kët këtë ditë të shënuar tani festojmë pa pengesa e lirëshëm përkujtojmë kështu sakrificat e mëdha të të parëve tonë, për nderë të flamurit e për hirë të kombit,…

Kjo ditë u shënua edhe në Dacaj të Rozhajës. Nxënësit e shkollës të udhëhequr nga mësuesit kishin përgatitur vjersha, këngë e recitale të ndryshme kushtuar flamurit. Gjithashtu nga artist të dalluar, siç është Reshat Arbana dhe të tjerë nxënësit pëcollën me kujdes dhe vëmendje disa nga recitalet kushtuar flamurit. Drejtori i shkollës z. Haxhi Lajçi për nderë të kësaj dite të shënuar ka shpërblyer nxënësit dhe mësimdhënësit me mjete të vlefshme, si: mjete të konkretizimit, lapsa, lapsa kimikë, ngjyra, kapela për dimër, kompjuterë, llap-topë e gjësende tjera të ndryshmë nga donacioni që kishin sjellur me rastin e 50 vjetorit të shkollës shqipe zotrinjtë, Ahmet Ibrahimaj dhe Herbert Pubans…

Sheki Daci

Fotografia e Sheki Daci

Fotografia e Sheki Daci

Fotografia e Sheki Daci

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!