Partia boshnjake do të negociojë me Partinë Demokratike të Socialistëve rreth formimit të pushtetit në Tuz, mëson CDM. Negociatat, do të fillojnë menjëherë pasi që Komisioni Komunal i Zgjedhjeve të paraqesë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale.
Këtë informatë e konfirmojë edhe bartësi i listës së Patis Boshnjake në zgjedhjet e fundit lokale Nexhad Dresheviq.
Halil Dukoviq nga DPS, tha se mbesin të hapur për bisedime me të gjithë të cilët ndajnë vlerat e tyre të programit, veçanarisht me partnerët tradicional Partinë Boshnjake dhe UDSH-në.
Ai për agjencinë Mina ka deklaruar se pret se deri në fund të javës do të ulen pas tryezës për të biseduar për formimin e pushtetit. Siç ka vlerësuar Dukoviq PDS në Tuz ka realizuar rezultate të mira edhe pse është pritur më tepër dhe mund të pritet më tepër , por megjithatë janë të kënaqur me rezultatin e shënuar.
1 Comment