Nikollë Berishaj: Analizë e zgjedhjeve në Malësi

Analizë për Zgjedhjet lokale në Tuz 2017

Krejtësisht votues: 11595 kur mblidhen 11612 deklaron Komisioni (dallimi 17), të dy të dhënat janë marrë nga faqja zyrtare e Komisionit zgjedhor të Kryeqytetit, shih në http://ikgg.me/defKatPage.php?KATEGORIJA=172&IZBORI=41&VERZIJA=L

Dallimi i shënuar është fakt i duhur se regjistri zgjedhor nuk është i rregulluar si duhet!

Votuan krejtësisht: 6934 ose 59,8%

Në përqindjen ma të madhe kanë dalë në Dhe të zi 80,86%

Në përqindjen më të vogël në Poprat 23,68%

Të tri lista shqiptare fituan së bashku 2345 vota ose 33% në Malësi ku shqiptarë në përqindjen e popullsisë (sipas Regjistrimit të 2011) ka 7985 ose 68,5%; malazias 1166 ose 10%, boshnjakë 1050 ose 9,0%, myslimanë 702 ose 6,0%1
Pra lista e ASH-së fitoi 1341 votë që është për 331 votë më shumë se të dy listat tjera së bashku.

Grafikoni2


1 Burimi: https://www.monstat.org/cg/page.php?id=535&pageid=322, rregjistrimi i popullsisë 2011
2 Burimi: malësia.org

DPS-i fitoi – 15 mandate; ASH – 7 mandate; LDSH-ja – 3 mandate; BS (PB) – 3 mandate; UDSH-ja – 2 mandate; SD – 1 mandat; DEM – 1 mandat, krejtësisht 32 mandate.

Sipas një logjike, rezultati i DPS-së për dallim nga zgjedhjet e fundit është rrit dukshëm. Në zgjedhjet e 2014 ata ishin në koalicion me UDSH dhe PB (BS) dhe fituan të gjithë së bashku 3261. Nëse votave të sivjetme ua bashkëngjisim votat e UDSH -446 vota (që del për herë të parë e vetme në zgjedhje lokale) dhe Partisë Boshnjake – 719 vota – do të duhej të merrnin 4066 vota. Sivjet DPS-ja vetëm ka fituar 2901 votë, e jo 1165 vota, si do të duhej po të ishin relatat si në vitin 2014. Pra bilanci pozitiv 1736 vota.

ASH fitoi 1341 votë, ndërsa kishte fituar 1153 në zgjedhjet lokale të 2014. Këtë herë IQ është bashkëngjitur ASH-së si pjesë e saj, ndërsa në vitin 2014 ishte vetëm parti e koalicionit, pas një shkëputjeje të “dhimbshme” të tyre. Saldoja pozitive e tyre është 188 vota, gjegjësisht për 16%

LDSH (në votat e fundit lokale si LDMZ) fitoi 564 vota, për dallim nga hera e fundit (2014) 834 vota, pra saldo negative për 270 vota, gjegjësisht rënie prej 13,22%

PB (BS) me 719 vota reflekton

SNP –ja shënon humbje të dukshme, prej 298 votave më 2014 fiton vetëm 128 vota sivjet; bilanci negativ 170 vota.

SDP që në vitin 2014 doli në koalicion me Pozitivna CG gjithashtu shënon humbje drastike prej 538 vota në 153 vota. Së bashku me SD sivjet fituan (330+153) 483 vota, që shënon rënie prej 55 votash.

Demokratët që dalin për herë të parë në zgjedhje fituan 368 vota.

Përqindja e daljes në vota është për gati 1% më i madh sivjet se në vitin 2014

Në vitin 2014 dalin në vota më 6304, ndërsa 6934 në vitin 2017;

Në vitin 2014 listat shqiptare (ASH+IQ dhe LDMZ, pa UDSH që ishte në koalicion me DPS-në) fituan krejtësisht 1987 vota, gjegjësisht 31,51%, ndërsa në vitin 2017 (ASH +LDSH së bashku 27,47 %, ose 1905 vota; plus votat e UDSH 446 ose 6,43% ) do të thotë 33,81%.

Cilat janë shkaqet e rënies së votave shqiptare:

1. Puna jo e mirë e partive shqiptare në përgjithësi ndërmjet dy zgjedhjeve (2014 -2017),

2. Mosbesimi i ndërsjellët i liderëve partiakë dhe veprimi i tyre në përçarjen e elektoratit

3. Mosdalja e elementit shqiptar në zgjedhje për shkaqe të gjithfarshme, por para së gjithash si zhgënjim me veprimtarinë e partive shqiptare:

a. Shihet qartë se votuesit boshnjakë kanë dalë në zgjedhje në masë maksimale, në Dhe të Zi – Karabushko polje 80, 86 %

4. Lista njëkonfesionale e UDSH-së, (sipas meje ndëshkim nga votuesit e vetë potencialë ka pasë UDSH-ja edhe për këtë arsye)

a. në Dinoshë, si bastion i UDSH-së, DPS-i fiton 209 vota, kurse UDSH-ja 178 vota (LDSH 48 vota, ASH 78 vota);

b. në Milesh. DPS-ja 317 vota, UDSH 163 vota, ASH-ja 74 vota; Partia Boshnjake 58 vota, LDSH-ja 6, SDP 20 dhe SD 30, demokratët 32 vota. Nëse e marrim faktin se në Milesh votojnë edhe votuesit nga Rakiqi, janë të kuptueshme 32 votat e demokratëve, por assesi nuk mund të kuptohen 58 vota e BS (PB).

5. Slogani më interesant ishte ai i LDSH- së që ishte plagjiat i sloganit zgjedhor të DPS në Zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 (Za Crnu Goru koju volimo! = Për Malësinë që e duam /Za Maslesiju koju volimo). Nëse do të dëshironin ta bëjnë plagjiat sloganin e PS në zgjedhjet e sivjetme parlamentare në Shqipëri, do të duhej ta heqin shkronjën e dhe të mbetet PËR 

MALËSINË QË DUAM, e që në përkthimin në gjuhën malaziase do të ishte Za Malesiju kakvu volimo! Personalisht dyshoj se një gjë e tillë është e rastit.

6. Keqpërdorimet dhe malverzimet (blerja e votës, presionet, frikësimet, punësimi partiak… ) që i bën DPS-i

7. Interesant është të shikohet votimi në disa fshatra të malësisë:

a. Koja, 100% shqiptarë dhe 100% katolikë i shpërndan votat ashtu që 50 % ia japin listës së LDSH-së (udhëheqësi i listës nga Koja), 33% DPS-it dhe 16% ASH-së;

b. Vuksanlekajt (kanë kandidatë në 4 lista: ASH, DEM, DPS dhe LDSH) i shpërndajnë votat: DEM. – 7,3% , LDSH 18%, ASH 43% dhe DPS31%

c. Priftni (fshat pa asnjë banor, por aty gravitojnë Pikala e LLofka): 100% shqiptarë dhe 100% katolikë i shpërndan votat ashtu që 4,3% fitojnë DEMOKRATËT, 23,9% LDSH, 43,48% DPS-ja dhe 28,29% ASH.

d. Sukruqi, vendvotimi me më së shumti votues, të gjithë shqiptarë, prej të gjitha listave vetëm Parti boshnjake nuk fiton vota. Të tjerët: DEM 5,5%, LDSH-ja 13,89%, SD 1,7%, DPS-ja 34%, UDSH-ja 4,89%, ASH-ja 37,76%

Shumë interesant është të shikohet përbërja e listave zgjedhore sipas përkatësisë fetare


Në regjistrimin e popullsisë të vitit 2011 nuk kemi të dhëna të ndara për Tuzin, pasi të dhënat janë marrë në kuadër të Podgoricë, por në mënyrë të tërthortë mund të vijmë deri te një pasqyrë e gjendjes sadopak reale:

Në Podgoricë ka gjithsejtë 9538 veta që deklarohen si shqiptarë, prej tyre 3521 myslimanë, 5929 katolikë, dhe pjesa tjetër ose të padeklaruar, ose të deklaruar me fe tjetër (???)3. Do të thotë se përqindja e shqiptarëve myslimanë në Podgoricë është 36,91%, kurse e shqiptarëve katolikë 62,16%. Nëse e marrim se shpërndarja e shqiptarëve katolikë dhe myslimanë në Podgoricë jashtë Malësisë duhet të jetë diku e ngjashme me atë në Malësi, po i marr këto të dhëna si relevante.

1. DPS-i në listat e veta zgjedhore ka 31% katolikë, 69% myslimanë, 0 % ortodoksë

2. LDSH –ja ka në lista 9% myslimanë e 92% katolikë

3. ASH-ja 16% myslimanë dhe 84% katolikë

4. UDSH (u tha edhe më sipër) 100% myslimanë

5. BS (PB) 100% myslimanë

6. SD në lista 81% myslimanë, 13 % katolikë 6% ortodoksë

3 Burimi: https://www.monstat.org/cg/page.php?id=535&pageid=322, tabela 02

7. SDP në lista 94% myslimanë, 4% katolikë dhe 3% ortodoksë

8. Demokratët 34% katolikë, 28% myslimanë dhe 38% ortodoksë

9. SNP 25% katolikë, 6% myslimanë dhe 69% ortodoksë4

Pra, shihet qartazi se përçarjen më të madhe në Malësi e bëjnë DPS-i dhe Unioni, prej të cilëve pritet një përqindje tjetër në strukturën e kandidatëve, ndonëse as LDSH-ja e ASH-ja nuk kanë strukturë reprezentative të malësisë. Partitë shqiptare, sipas mendimit tim, duhet të punojnë që listat e tyre të jenë më reprezentative në këtë drejtim, e para së gjithash se DPS-i i ka në shërbim të gjitha resurset në vend. Duket se ata nuk janë vetëdijesuar aq sa ta kuptojnë se malverzimet zgjedhore në[ shtete normale ndërshkohen me ligj.

Femrat në zgjedhje

Sa i përket përfaqësimit të femrave në listat zgjedhore, në përqindje duket kështu: DEM 31,25%, siç janë edhe SD, BS (PB), DPS-i, SDP-ja dhe SNP-ja, LDSH-ja dhe UDSH-ja kanë 30,43%, ndërsa ASH 28%. Shihet se te të gjitha listat është arritur preferenca e BE-së (30%) lidhur me p-ërfaqësimin e femrave në lista, përpos te ASH-ja që nuk e ka arritur.5

Por si do të duket Parlamenti i Tuzit sa i përket po të njëjtit kriter (nëse këshilltarë bëhen ata që janë në lista deri në numrin e fituar të këshilltarëve): LDSH-në do ta përfaqësojë 1 femër, BS (PB) 1 femër, DPS-in 4 femra dhe ASH-në 2 femra. Prej 32 këshilltarëve Parlamenti do të ketë 8 femra, që do të thotë 25%, e kjo rrjedhimisht do të thotë se femrat në shumë lista janë për ta plotësuar obligimin ligjor, por në vende të ulëta në listë.

Sa për krahasim po i jap edhe këto tabela. Të dhënat janë[ nga burime zyrtare të Malit të Zi.


4 Burimi https://ikgg.me
5 Po aty

 

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!