Vdes kroati, që piu helmin në gjykatën e Hagës (Video)

I dënuari i Hagës, kroati i Bosnjës Sllobodan Pralak vdiq në spital pasi piu helmin në sallën e Tribunalit të Hagës, raporton e përditshmja “Veçernji” e Zagrebit.

Ai u dënua me dënim të plotfuqishëm për krime lufte në Bosnjë me 20 vjet burgim.

Slobodan Praljak, pas konfirmimit të dënimit me burg, ka thënë: “Unë nuk jam kriminel lufte. E refuzoj vendimin tuaj”. Më pas ai ka pirë helm.

Ndërkohë, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviq ka ndërprerë vizitën zyrtare në Islandë dhe pritet të kthehet në Kroaci.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=2lMS3Bz5xg4

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!