Prindërti mbështesin mësuesën

Mësuesja nga Ulqini, Florinda Basha, postoi foton në rrjetet sociale, të nxënësve të saj duke festuar Ditën e Flamurit shqiptar. Nxënësit bënë shqiponjën dykrenare me duar dhe kjo shkaktoi vëmendje të madhe në opinionin në Mal të Zi.

Disa parti politike kërkuan që mësuesja Basha të shkarkohet, pasi siç deklaruan ata, mësuesja abuzoi me nxënësit për qëllime politike.

Drejtori i shkollës ”Boshko Strugar”, Miodrag Androviq, thotë se këtu nuk ka të bëjë me politikë.

“Këtu nuk ka politikë. Fëmijët po festojnë festën e tyre, është klasë që ndjek mësimin në gjuhën shqipe. Dhe kjo është e drejta e tyre. Sot është Dita e Flamurit të Shqipërisë, dhe është festë e të gjithë shqiptarëve, dhe si e tillë e njohur me Ligj në Mal të Zi ”, theksoi Androviq.

Mbështetja për mësuesen Florinda Basha vjen gjithashtu nga prindërit e fëmijëve që janë në foto.

“Dhe ndërsa nga e gjithë bota po e uron ditën e flamurit shqiptar si një festë që festohet dhe do të festohet derisa të jemi ne, në disa kuazi-media në Mal të Zi po përhapet emri i një edukatore të njohur i cila për 16 vjet, edukon
me shumë përkushtim dhe dashuri gjenerata të nxënësve të suksesshëm, tha njëra nga prindërit Merhixhana Drevishi Llazorja.

Ajo thekson se kjo gjë u pëngon atare që nuk i dinë gjërat elementare dhe nuk din Ligjin që është miratuar.

Mësuesja ka të drejtë t’i mësojë nxënësit për kombësinë e tyre, 20 përqind nga plan-programi i saj. Një nga ata fëmijë është shkëlqimi i syrit tim, Hana ime, e cila u kthye dje e lumtur nga shkolla ”, tha Dervishi Lazorja.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!