SNP dhe Marko Millaçiq tentojnë t’u prishin festën shqiptarëve

Partia Socialiste Popullore (SNP) i bëri thirrje Ministrit të Arsimit, Damir Shehoviq, të reagojë ndaj, siç deklaruan ata, abuzimit të fëmijëve për qëllime politike në rastin e mësueses nga Ulqini, Florinda Basha, pasi ajo postoi një foto në facebook me nxënësit e saj duke bërë shqiponjën me duar.

Ata shtojnë se është e vërtetë që Festa e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë janë një nga datat më të rëndësishme të popullit shqiptar, por është e papranueshme të abuzosh me fëmijë për qëllime politike.

Edhe nga partija e Marko Miliaçiq kanë ftuar organet që të reagojnë dhe mësuesja të dënohet ose të largohet nga puna.

Malësia.ME

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!