Ambasada shqiptare në Podgoricë organizoi pritjen me rastin e Ditës së Flamurit

Pritja me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërise – 28 nëntor 2022

Në datën 28 nëntor, Ambasada e RSH në Podgoricë organizoi pritjen me rastin e Festës Kombëtare dhe Ditës së Flamurit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Miodrag Lekic, ministra të Qeverisë, deputetë të Kuvendit të Malit të Zi, kryetarë të bashkive, ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Podgoricë, përfaqësues të mediave, OJQ-ve dhe përfaqësues të faktorit politik shqiptar në Malin e Zi.

Në fjalën përshëndetëse, Ambasadori ka evidentuar se 28 Nentori i vitit 1912 është data më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë, dita kur të gjithë shqiptarët festojnë me krenari shpalljen e pavarësise, e cila nuk erdhi si dhuratë, por vetëm përmes luftërash, mundimesh dhe sakrificash shekullore. Si një fat historik, ai ka evidentuar se nëntori është muaji që lidh edhe nje ngjarje tjeter të rëndësishme për shqiptarët – festën e çlirimit nga nazifashizmi, duke e rradhitur krenarisht vendin krah për krah me fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore.

Në fjalën e tij, Ambasadori ka vënë në dukje se marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Malit të Zi janë marrëdhënie shumë të mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit, të cilat janë një shembull i mirë i fqinjësisë në rajon. Kjo tendencë pozitive është rezultat i një vullneti politik të dyanshëm, që sheh tek fqinji partnerin, kontribuesin në arritjen e qëllimit të përbashkët për stabilitet dhe përparim, zhvillim e mirëqenie. Më tej ai ka ka theksuar se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm në marrëdhëniet dypalëshe pasi planifikohet mbledhja e rradhës e dy Qeverive dhe pasi do të fillojë zbatimi i Projektit të Urës së Bunës, i cili të afrojë Shkodrën dhe Ulqinin dhe do të kthejë Bunën të lundrueshëm.

Shperndaje