Dresheviq: Nuk jam kundër gjuhës shqipe, Camaj manipulon

Nuk i kam të qarta qëndrimet e këshilltarit të Lidhjes Demokratike Nikollë Camaj i cili thotë se ”Sarajeva nuk është larg”, dhe mirë e dinë se unë lëvizi lirshëm edhe në Sarajevë edhe në Tiranë por gjithmonë i kthehem atdheut tim Malit të Zi, ka deklaruar deputeti i Partisë Boshnjake Nexhad Dresheviq.

Dresheviq ka reaguar pas deklaratës së këshillatarit të LDnëMZ në Kuvendin e Tuzit, Nikollë Camaj i cili kishte reguar pas tentativës siç thotë ai të çoroditur të një ish-shqiptari, për të ndaluar përdorimin e gjuhës shqipe në Komunën Urbane të Tuzit. Camaj kishte thënë se Dresheviq udhëheq politik anti-shqiptare dhe se nuk kanë vend në Tuz ata të cilëve u pëngon gjuha shqipe.

Boshnjakët dhe as unë personalisht nuk kemi asgjë kundër popullit fqinjë shqiptarë dhe as kundër gjuhës së tyre, thotë Dresheviq. Camaj duhet të dijë se gjeneza ime në Tuz është shumë më e gjatë se tij. I kujtoj zotëris Camaj se në komunën e Plavës, ku boshnjakët janë shumicë në përdorim zyrtar janë edhe gjuha boshnjake edhe ajo shqipe.Iniciativa nuk është e drejtuar kundër asnjë populli apo komuniteti, ka thënë Dresheviq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!