Rama bisedoi me liderët e partive shqiptare në Maqedoni

Ka përfunduar rreth orës 19:30 të kësaj të enjteje takimi i mbajtur në Tiranë mes kryetarëve të partive shqiptare në Maqedoni dhe kryeministrit Rama.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, ai i PDSH-së Ziadin Sela dhe ai i lëvizjes Besa, Bilal Kasami.

Burime nga ky takim janë treguar të rezervuara sa i takon temave të diskutuara, por janë mjaftuar duke thënë se takimi ka shkuar shumë mirë, transmeton tch.

Maqedonia ndodhet në një ngërç politik pas zgjedhjeve të përgjithshme atje dhe duket se zgjidhja e këtij ngërçi është në dorën e partive shqiptare, të cilat janë të vetmet që mund të krijojnë ndonjë mazhorancë me dy partitë maqedonase.

Më herët, kryetari i Besës, Bilal Kasmi ka kundërshtuar qëndrimin në qeveri të Ali Ahmetit me Nikolla Gruevskin, ndërsa Ahmeti është shfaqur më i moderuar, duke mos dhënë asnjë sinjal se me kë do të bëjë koalicion.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!