Gramos Ruçi pëshëndetë miratimin e Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë , z. Gramoz Ruçi përshëndeti sot miratimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare nga Kuvendi i Malit të  Zi.

Me miratimin e këtij ligji, fqinji dhe partneri  ynë, Mali i Zi, shënon një hap domethënës drejt konsolidimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve, përfshirë pakicat etnike, në një shoqëri multietnike. I shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time kolegut Brajović dhe deputetëve të Kuvendit që votuan këtë ligji.  Një përgëzim të veçantë meritojnë partitë shqiptare dhe deputetët shqiptarë për përpjekjet e tyre për miratimin e këtij ligji.

Kjo është një provë tjetër e kontributit të shqiptarëve si një faktor paqeje, stabiliteti dhe kohezioni në rajon.”, shkruan në mesazhin e tij përshëndetës Kryetari i Kuvendit Gramoz  Ruçi.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!