”Shqiptarët e vendosur” kërkojnë 4 mandate të garantuara për shqiptarët

Nënkryetari i Parlamentit dhe përfaqësuesi i koalicionit “Shqiptarët e vendosur” (Forca-ASH-UDSH) Genci Nimanbegu kërkoi që listave zgjedhore të popullit shqiptar në Mal të Zi tu garantohen katër vende në parlament, shkruan Dan.

Për këtë qëllim, Nimanbegu paraqiti amandamentin në ligjin e propozuar për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve. Akti u tërhoq nga procedura parlamentare para dy netëve, por nga koalicioni në pushtetë thanë se janë të gatshëm të vazhdojnë diskutimin për miratimin e tij.

Nimanbegu, në arsyetimin e amandamentit të dorëzuar, kërkoi që shqiptarët t’u rikthehen të drejtave të shfuqizuara më parë, pasi që mandati i shqiptarëve është “mandati më i shtrenjtë” në Parlamentin e Malit të Zi me 9,790 vota, pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së një aksioni afirmativ për shqiptarët dhe diskriminimit ndaj votuesve shqiptarë në lidhje me përfaqësimin proporcional dhe autentik në Parlamentin e Malit të Zi “, tha Nimanbegu.

Siç theksoi ai, projektligji për zgjedhjen e deputetëve dhe këshilltarëve duhet të parashikojë një aksion afirmativ për përfaqësim autentik të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi, për t’u rikthyer shqiptarëve “të drejtën e fituar” që kanë përdorur që nga viti 1996 (katër ose pesë vende parlamentare dhe vendvotime të veçanta ku ata zgjidhen, me mundësi të derdhjes së votave nga vendvotimet e tjera)./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!