Bukëpjekësit nga 1 janari vendosin çmimet e bukës në mënyrë të pavarur

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka propozuar formimin e lirë të çmimeve të bukës së bardhë duke filluar nga 1 janari 2022, që do të thotë se rregullorja për kufizimin e çmimeve nuk do të jetë më në fuqi dhe bukëpjeksit do të mund të vendosin çmimet në mënyrë të pavarur siç ishte më parë.

Kujtojmë se në muajin korrik qeveria e kishte kufizuar çmimin e bukës së bardhë në 50 cent. Sipas njoftimeve të mëparshme çmimi i bukes nga 1 janari mund të jetë deri në 70 cent.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!