Kryetari i Komunës së Tuzi, Nik Gjeloshaj në intervistën e fundvitit në TV Boin deklaroi se shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut do të vendoset në Tuz në vitin 2022.
Komuna e Tuzit në vititn 2022 do të realizojë edhe projektin e vendosjes së shtatorës së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut në Tuz, tha Gjeloshaj.
Gjeloshaj kishte premtuar kohë më parë edhe para se ishte kryetar komune që do të angazhohet për vendosjen e shtatores se Skenderbeut në Tuz, sikur edhe për bustin te shkolla fillore në Triesh, që u vendos kohë më parë./Malësia.ME/