Junçaj: Pushteti i kaluar nuk respektoi kërkesën e diasporës për vendosjen e Skenderbeut, ndërsa Gjeloshaj premtoi se do realizohet gjatë mandatit të tyre

Vite me pare , 2017 , Shoqata Malesia e Madhe , NY ka dorezur kerkesen prane Komunes se Tuzit , atehere komune urbane , per ngritjen e monumentit (permendores) Atit te kombit Gjergj Kastrioti-Skenderbeu.

Prej asaj kohe nuk kemi marrur pergjigje zyrtare ne organe apo administra komunale .

Ne takimet e shumeta qe kemi patur me kryetarin e komunes z. Nike Gjeloshaj , si dhe disa perfaqesues tjere , gjithehere e kemi shtruar kete çeshtje dhe na eshte premtuar se do te realizohet gjate mandatit te tyre .

Po dal me kete shkrese si sqarim apo rikerkese publike , mos e merrni si reagim ndaj askujt , por si deshmi dhe gadishmeri se Shoqata Malesia e Madhe , NY ne bashkepunim te ngushte me te gjitha shoqatat qe veprojne ne SHBA , si dhe me krejt diasporen shqiptre ne Amerike , se rrijme mbas kerkeses dhe zotimit se do t’i marrim persiper te gjitha shpenzimet qe do te duhen per realizimin e ketij projekti .

Jemi ne kohe festash , prandaj ju urojme te gjitheve Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2022

Nikollë Juncaj Kryetar i shoqates Malësia e Madhe-NY

Shperndaje