Ronela Hajati fiton edicionin e 60-të të Festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Ditën e sotme (e mërkurë) është mbajtur nata finale e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Derisa edhe rrugëtimit të sivjetmë i erdhi fundi, Ronela Hajati, është shpallur fituese e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar me këngën “Sekret”.

Në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me projektin “Theje”, kurse vendin e tretë e zuri Eldis Arnjeti dhe Rrezarta Smaja.

Artistja e njohur u shpall fituese pas tre netësh konkurrimi mes 20 krijimesh të përzgjedhura për Fest’ 60.Hajati ndërkaq do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.

Shperndaje