Nrekiq: Kryetari i Komunës vetem nga PDS-ja

Kryetari i Këshillit komunal të Partisë demokratike të socialistëve në Ulqin Loro Nrekiq në emisionin shqip në RTCG tha se përveç krizës së pushtetit lokal kemi edhe krizen parlamentare dhe nuk kemi shumicë në parlamentin e Ulqinit.

Ne si PDS nuk do të merremi se kush e ka krijua këtë krizë të pushtetit aktual dhe nuk do merremi as me akuzat që bëjnë partit që deri dje ishin në pushte por ne do merremi me zvillimin e Ulqinit tha Nrekiq.

Është e njohur që PDS-ja i ka në tryezë dy oferta njëra nga PD e cila ofron postin e kryetarit të Komunës ndërsa oferta tjetër është nga Forca e cila ofron postin e kryetarit të Kuvendit.

Kryesia e partisë i ka parashikuar këto oferta dhe shpejtë do ta bjerë vendimin se cila ofertë është më afirmative për PDS. Ne si këshill komunal jemi që kryetari i Komunës të jet nga PDS dhe vetëm kjo vjen në konsiderim dhe të shkojm në një koalicion të gjërë me PD,Forcen dhe UDSH tha Nrekiq./Malësia.ME/

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!