Maqedoni: Nuk arrihet marrëveshja Ahmeti-Gruevski për formimin e Qeverisë (Video)

Mandatarit Nikolla Gruevskit mbrëm në mesnatë i ka kaluar afati për formimin e qeverisë së re pasi nuk arriti marrëveshje me BDI-në e Ali Ahmetit.

Pak minuta para përfundimit të afatit ligjor, përgjigja nga BDI ka qenë se duhet më shumë kohë për një vendim se cila do të ishte zgjidhja më e mirë: Gruevski apo majtisti Zoran Zaev.

Përgjigja u prit gati 12 orë, pasi ofertat dhe kërkesat ishin të ndryshme dhe vendimet tek shqiptarët u morën pas disa ditësh diskutimesh të gjata.

Pas dështimit të marrëveshjes me BDI-së, VMRO-DPMNE ka dalë me një deklaratë, përmes të cilës kërkon zgjedhje të reja parlamentare.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!