Presidenti Ilir Meta përshëndet bashkimin e ASH-UDSH-LDSH

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e partive politike shqiptarë në Tuz, të cilat kanë arritur marrëveshjen për bashkim në koalicioni parazgjedhor, për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Tuz.

STATUSI I METES:

E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.

Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike.

Shperndaje
error: Të drejtat e rezervuara !!